Nis vaksinimi në epiqendrën e pandemisë në Itali

Epiqendra e pandemisë së koronavirusit në Itali, Bergamo, nisi aplikimin e vaksinës së Pfizer dhe BionTech tek punonjësit e shëndetësisë. Mjekë, infermierë dhe pjesëtarë të tjerë të stafit në spitalin Papa Gjoni i 23-të, u vunë në radhë për të marrë dozën e parë të vaksinës, ndërsa Italia ka nisur procesin e imunizimit në masë.