Nis vaksinimi në Shkodër, Manastirliu: Pas mjekëve edhe të moshuarit

Ka nisur sot në Shkodër procesi i vaksinimit për mjekët infermierët dhe të moshuarit. I pari që bëri vaksinën anti-covid ishte drejtori i spitalit të Shkodrës, Ardian Dajti, për të vijuar me mjekët dhe infermierët e tjerë dhe më pas në azilin e të moshuarve. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njoftoi se sot do të kryhen 150 vaksinimet e para dhe do të rritet në ditët në vijim