Nis vaksinimi për moshat mbi 80-vjeç

Personalitete dhe të moshuar të tjerë mbi 80 vjeç morën këtë të diel dozën e parë të vaksinës Pfizer. Ata e shohin këtë proces si zgjidhjen e duhur për rrezikun që u kanoset në këtë situatë dhe thonë se janë njoftuar për ta bere vaksinën nga mjeku i familjes. Kryeministri Rama tha se nuk ka diferencime, por po tregohet përkujdesje për ta, përkundrejt sjelljes qesharake, sipas tij, që ka Presidenti me dekoratat.