Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Nishani përcillet në banesën e fundit, Berisha nuk mban dot lotët

Nga A2 CNN
2 Qershor 2022, 13:39 | Aktualitet
Nishani përcillet në banesën e fundit, Berisha nuk mban dot

Iu dha sot lamtumira e fundit ish-presidenti Bujar Nishani, të ndarë nga jeta pak ditë më parë. Në nderim të tij, qeveria shpalli këtë të enjte, ditë zie kombëtare.

Ndërkohë, Sali Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, u pa i prekur dhe me lot në sy gjatë ceremonisë mortore.

“Ti përsëri përsa kohë që ne do të jetojmë, do të mbetesh i gjallë mes nesh. Bujar Nishani, njeri i ndershëm, qytetari i përgjegjshëm, dhe i përkushtuar, demokrati i flaktë dhe guximtar do të jetojnë përgjithmonë me ne, drejtuesi i talentuar i PD-së, burrështetasi fisnik, presidenti i aftë dhe dinjitoz.

Pas kësaj lamtumire, pas kësaj ndarje të dhimbshme dhe të papritur, në ndarjen me ty ne kemi humbur një pjesë të çmuar të shpirtit dhe zemrës sonë. Ne të gjithë sot jemi më të paktë në vete.

Dua të shpreh mirënjohje të thellë për familjen tënde dhe për ata që bën gjithçka që ti të mos niseshe në këtë rrugë. U prehtë në paqe miku im i dashur, i lehtë qoftë dheu i tokës sonë, lamtumirë!”, tha Berisha.

A2 CNN Livestream

Dita jonë