Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Nisin pagat e luftës, nuk përfitojnë ata që punojnë në të zezë

Nga A2 CNN
7 Prill 2020, 13:14 | Ekonomi
Nisin pagat e luftës, nuk përfitojnë ata që punojnë

Turizmi dhe fasonët janë dy industritë e para që kanë njoftuar se kanë filluar pushimet nga puna, për shkak të situatës së koronavirusit dhe mungesës së mbështetjes nga qeveria.

Nga 1 prilli, bizneset në vështirësi kanë filluar të largojnë nga listë-pagesat punonjësit, të cilët do të deklarohen si të papunë dhe në fund të muajit duhet të trajtohen me pagesë nga buxheti i shtetit.

Disa kompani kanë njoftuar punonjësit se do të bëjnë ulje të pagave deri në kapërcimin e situatës. Por më e vështirë gjendja është për të gjithë ata që punojnë në të zezë.

Qeveria do t’i kompensojë me pagën minimale prej 26 mijë lekësh, vetëm nëse denoncojnë punëdhënësin e tyre.

Nëpërmjet një oferte të tillë, kryeministri synon të formalizojë tregun e punës, gjë që nuk e bëri dot me nismën antiinformalitet, e ndërmarrë fillimisht në shtator të 2015 e më pas edhe në 2019.

Sipas një raporti të Fondit Monetar Ndërkombëtar, informaliteti në tregun e punës në Shqipëri vlerësohet në 36%.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani