Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Nisin punimet për zgjerimin e aeroportit, problem shpronësimet në Kukës

Nga A2 CNN
28 Prill 2020, 15:14 | Aktualitet
Nisin punimet për zgjerimin e aeroportit, problem shpronësimet në

Nisin punimet për zgjerimin dhe rikonceptimin e aeroportit të Kukesit. Terminali i dikurshëm tanimë nuk ekziston dhe në vend të tij pritet të ngrihet një tjetër më i madh me konstruksion metalik dhe lartësi 10 metra dhe me një sipërfaqe prej 2 000 metrash katrorë.

Aeroporti pritet të zgjerohet edhe në pjesën e pistës dhe terreneve ndihmëse dhe nga ky zgjerim preken rreth 30 familje të fshatit Shtiqën, të cilat duhet të shpronësohen, por deri më tani nuk kanë marrë asnjë lek

Përfundimi i punimeve dhe vënia në punë e këtij aeroporti pritet të sjellë zhvillime pozitive në ekonominë e Kukësit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani