Nisja e mësimit, Keta: Viti i ri shkollor nuk mund të jetë eksperiment

Çështja që shqetëson të gjithë tani, që edhe pushimet e cunguara po mbarojnë, është fillimi i vitit të ri shkollor.

Këtë të martë pati një tentativë për ta sjellë në vëmendje këtë temë me daljen në rrjetet sociale të dy ministreve të qeverisë. Ministrja e Arsimit, edhe pse u rrek të ishte e qartë se është gati t’i presë fëmijët në shkolla dhe ministrja e Shëndetësisë e mbështeti duke thënë se rregullat e përditshme për një protokoll të caktuar në shkolla, përgjigja nëse do shkojnë fëmijët në klasë apo jo nuk erdhi.

Mbi këtë temë kaq të rëndësishme foli në A2 Majlinda Keta, ish-drejtoreshë e arsimit në Tiranë, njëkohësisht pedagoge e shkencave sociale.