Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Nisja e vitit të ri shkollor, ushtarakët dhurojnë mjete për fëmijët në nevojë

Nga A2 CNN
15 Shtator 2019, 12:26 | Aktualitet
Nisja e vitit të ri shkollor, ushtarakët dhurojnë mjete për

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, efektivët e Policisë Ushtarake u gjendën pranë nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Farkë e Vogël”, familjet e të cilëve i kanë të pakta mundësitë ekonomike.

Gjatë takimit me nxënësit, prindërit e mësuesit, ministrja Xhaçka vlerësoi efektivët për solidaritetin e treguar në raport me komunitetin në zonat ku ata janë të dislokuar.  

“Unë e them shpesh që ushtarakët mund ta kenë kuletën e vogël, por e kanë zemrën shumë të madhe dhe gjeste të tilla janë pak a shumë si ato që bëjnë prindërit për ju çdo ditë. Nuk ka rëndësi cilat janë kushtet ekonomike apo mundësitë që kemi sepse kur bëhet fjalë për fëmijët, çdo gjë bëhet me vëmendje dhe dashuri të jashtëzakonshme”, deklaroi ministrja e Mbrojtjes.

Nxënësit vizituan dhe Muzeun e Forcave të Armatosura, ku panë nga afër mjetet, pajisjet dhe armatimin që luftëtarët dhe ushtarakët shqiptarë kanë përdorur në vite. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë