Nisma e re është e vjetër, ligji për ndalimin e qeseve plastike prej 18 muajsh në parlament

Heqja e qeseve plastike është një nismë e vjetër, por që nuk u miratua asnjëherë. Ministria e Mjedisit për disa muaj anonçoi sloganin se në 1 qershor 2020 Shqipëria do të ishte vendi i parë ne Europë pa qese plastike. Për këtë u depozitua në Kuvend një projektligj, i cili mbeti në letër.