Nisma e re, zonë e lirë ekonomike në Tiranë

Pasi Qeveria dështoi me zonat e lira ekonomike, është Bashkia e Tiranës që sfidon me një nismë të tillë. Gjatë Forumit Ekonomik të Tiranës, kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj deklaroi se projekti i zonës së parë ekonomike në kryeqytet është në fazë të avancuar dhe do të bëhet në Kashar.

“Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me qeverinë shqiptare kanë identifikuar një hapësirë rreth 80 hektarë në zonën e Kasharit, për ta kthyer në një zonë të lirë ekonomike të Tiranës. Jemi në fazën ku po marrim të drejtat mbi pronën dhe po bëjmë të gjithë legjislacionin që të licencohemi si një autoritet i cili ka një zonë të lirë ekonomike. Për të gjitha kompanitë që e kanë pasur dhimbje koke ekspansionin në Shqipëri për shkak të problemeve me pronat, ky është një lajm i mirë”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku deklaroi që zona e lirë nuk do të ketë si objektiv primar fasoneritë e tekstileve ose këpucëve, por ato të teknologjisë, automotive etj.

Veliaj ka shpallur edhe një tjetër nismë. Duke ndjekur modelin e kompanisë së pastrimit, Eko Tirana, kreu i bashkisë ka deklaruar se është gati projekti për një shoqëri të tillë edhe në fushën e transportit, ku privati do të jetë aksioner.

  • LAJMI I FUNDIT | Rama: 30 Qershorin e fituan qytetarët edhe për ne
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Gjithçka vjen pas 30 qershorit duhet ta fitojmë ne për qytetarët
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Shqipëria u kërcënua, u godit, u lëkund, por nuk u rrëzua falë SHBA e BE
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Shqipëria sot është çliruar nga makthi i gjysmës së parë të vitit
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Shqipëria nuk do të shohë më djegie mandatesh
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Shqipëria nuk do të shohë më parti molotovësh
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Ata që ndërmorën këtë aventurë, e pësuan edhe për të tjerët që vijnë pas
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Qëndruam në anën e duhur të historisë
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Zgjedhjet tona të brendshme nuk mund t’i ngjajnë zgjedhjeve të mëparshme
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: S’mund të ketë deputetë që shkojnë te njerëzit javën e fundit të fushatës
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Kush s’i përgjigjet ritmit të 30 qershorit, del nga projekti i vitit 2021
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Reforma në Drejtësi, as nuk diskutohet, as nuk negociohet
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Nuk kam disponim për marrëveshje politike që rrezikon drejtësinë