“Një botë: Së bashku në shtëpi”, 100 yje të muzikës këndojnë për audiencën globale

Rolling Stones, Elton John, Taylor Swift, Andrea Bocelli dhe Billie Eilish do të jenë vetëm disa nga emrat e mëdhenj të muzikës që do të përformojnë në një koncert që do të shfaqet live në internet të dielën, në mbështetje të atyre që luftojnë në vijën e parë të betejës kundër COVID-19.

Koncerti do të quhet “Një botë: Së bashku në shtëpi”, dhe do të përfshijë performanca nga 100 artistë të ndryshëm.