Një ditë pas protestës, PS e PD vijojnë “betejën” për dhunën

Humbje ndjenjash nga gazi lotsjellës, plagosje dhe lëndime të shumta janë shënuar në protestën e pasdites së 13 prillit. Protestues dhe punonjës të medias kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen nga gazi lotsjellës dhe uji me presion që hodhi policia gjatë tubimit. Një qytetare dhe një gazetare humbën ndjenjat nga asfiksia. Të ndihmuara nga ish-deputetët e opozitës, ato u dërguan me ambulancë në spital, tashmë jashtë çdo rreziku.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN