Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Një ditë te biznesi fason, kontrollet për mbrojtjen nga Covid-19

Nga A2 CNN
22 Prill 2020, 15:48 | Sociale
Një ditë te biznesi fason, kontrollet për mbrojtjen nga Covid-19

Rasti i dy fasonerive në qytetin e Krujës ku vetëm në ditën e fundit u zbuluan 18 raste të reja me Covid-19 ka kthyer edhe një herë debatin nëse këto biznese janë vatra të rrezikshme të koronavirusit.

A2 ishte në një nga ndërmarrjet e prodhimit të veshjeve në Tiranë për të parë nga afër masat e marra në kuadër të parandalimit të përhapjes së virusit. Një rrobaqepësi me 40 punëtore, të cilat përpara se të fillojnë punën kalojnë në filtër deri edhe të oksimetri, që mat nivelin e oksigjenit në mushkëri

Kësaj rrobaqepësie i kushton mbrojtja e punonjësve nëpërmjet këtyre masave 2000-3000 lekë në ditë, e përballueshme për cdo biznes. Ndaj drejtuesit e saj argumentojnë se edhe mbyllja e industrisë fasone nuk është zgjidhje, pasi të afërmit e grave që punojnë në këtë ndërmarrje, gjithashtu janë në marrëdhënie pune dhe njësoj të rrezikuar nga Covid-19. Roza Gjoni, punëtore në fasoneri, shpjegon se kishte frikë pasi djali i saj ishte me probleme në mushkëri.

Kjo rrobaqepësi merret me prodhimin e veshjeve import eksport me Italinë ndërsa në këto momente vështirësitë janë të mëdha, pasi nuk po faturojnë më që nga 11 marsi. Thjesht prodhohet dhe gjithçka mbahet stok.

Duke qenë të lidhur me vendin fqinj, që është nga më të prekurit nga koronavirusi, biznesi është në pritje të hapjes së tregut. Kjo jo vetëm sa i përket sektorit të prodhimit, që është i lidhur ngushtë me atë të krijimit të modeleve të reja që duhen për sezonin e verës, por edhe me shitjen me pakicë në dyqane, për të qarkulluar stokun e grumbulluar deri më tani.

Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave, tregojnë se Italia është partneri kryesor tregtar i Shqipërisë me 32,1% të totalit të shkëmbimeve tregtare. Një ndër produktet që eksportojmë më shumë drejt vendit fqinj janë tekstilet dhe këpucët me material porositësi, ato që ndryshe njihen si fason me një volum prej 25,5miliardë lekësh në tremujorin e parë të këtij viti.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani