Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

“Një fuoristradë s'i ndaloi policisë”, hetuesit i ndihmon GPS i makinës së viktimës Iljaz Çali

Nga A2 CNN
6 Prill 2022, 15:17 | Kronikë
“Një fuoristradë s'i ndaloi policisë”, hetuesit

Hetuesit kanë arritur të mësojnë çdo lëvizje të 37-vjeçarit Iljaz Çali, i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e datës 3 prill në autostradën Tiranë-Durrës.

Automjeti i marrë me qira ka qenë i pajisur me lokalizues satelitor, ndërsa çdo lëvizje e tij ka bërë që hetuesit ta verifikojnë mes kamerave të sigurisë në pika të ndryshme të Tiranës. Mësohet se 37-vjeçari i cili njihej dhe me emrin Jul, ka qenë më parë i dyshuar si pjesë e një grupi kriminal, ndërsa pak para se të nisej drejt autostradës, ai ka qëndruar në një prej bareve pranë Radiotelevizionit Shqiptar. Prej aty, policia ka mësuar se Çali ka ndaluar në një biznes ku ka ngrënë diçka dhe më pas është nisur drejt Saukut ku ka bërë shpenzime në një market.

Itinerari nga Unaza e Re dhe hyrja për në autostradë ka qenë objekt verifikimi i imtësishëm nga forcat e policisë të cilat mësohet se kanë identifikuar një mjet tjetër tip fuoristradë të dyshimtë.

Ndonëse nuk jepen të dhëna të mjaftueshme nga grupi hetimor mësohet se i njëjti mjet nuk i ka ndaluar patrullës së policisë pak pas vrasjes, e cila i ka bërë shenjë të ndalojë në afërsi të rrugës dytësore pranë vendngjarjes.

Pista kryesore për eliminimin e 37-vjeçarit po hetohet biznesi i kromit. Familjarët e viktimës kanë thënë për hetuesit se nuk kanë hasmëri me persona të tjerë dhe se Çali nuk mbrohej. Ndër të tjera, ata janë shprehur se një biznesmen i detyrohej familjarit të tyre rreth 1 milion euro.

Policia mori në pyetje personin e pretenduar nga familjarët e Çalit i cili tha se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen, si dhe duke e vërtetuar se ka qenë në banesën e tij. Ai gjithashtu ka pranuar borxhin e marrë, por në shumën e 350 mijë eurove.

A2 CNN Livestream

Dita jonë