Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Një lajm i mirë, një prej dy pacientëve të shëruar lë spitalin

Nga A2 CNN
21 Mars 2020, 20:29 | Aktualitet
Një lajm i mirë, një prej dy pacientëve të shëruar

E shtuna e 21 marsit mund të shihet si ditë shprese për Shqipërinë. Përtej shtimit të rasteve me koronavirus, që kanë thuajse të njëjtin ritëm çdo ditë, ka edhe lajme të gëzueshme, sikurse ai i shërimit të plotë të pacientit të parë.

Pas rezultateve negative të të dy testeve të kryera, ky pacient la ambientet e spitalit infektiv për t’iu drejtuar banesës së tij, ku gjithsesi do të duhet kalojë 14 ditë të detyrueshme në izolim. Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, falënderoi mjekët për punën e këtyre ditëve,  nëpërmjet një komunikimi virtual.

Edhe pacienti i dytë i konfirmuar nga autoritet shëndetësore si i shëruar dhe negativ në testet e fundit po përgatitet të lërë ambientet e Infektivit për të vijuar procesin e karantinimit të dytë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë