Një natë me Mona Lizën, ëndrra bëhet realitet

Filmi “Një natë në muze” do të bëhet realitet për dy personat që do të fitojnë bileta për të kaluar natën në muzeun e Luvrit në Paris. Vizita ekskluzive e ofruar nga Airbnb do të përfshijë një tur në shoqërinë e një historiani të artit, mundësinë për të trokitur gotat para Mona Lizës së famshme dhe për të darkuar pranë Venus de Milo.