Një nga më aktivet në Evropë, shkatërrohet banda shqipfolëse e trafikimit të kokainës

Një hetim 5-vjeçar i udhëhequr nga autoritetet italiane kulmoi këtë javë me shkatërrimin e plotë të grupit kriminal shqipfolës që quhej “KOMPANIA BELLO”, një nga grupet më aktive në trafikimin e kokainës në Evropë. Në operacion u arrestuan 20 persona në të gjithë Evropën, 5 prej tyre në vendin tonë. 5 persona u arrestuan në Shqipëri, 5 në Itali, 2 në Holandë, 2 në Gjermani, 2 në Greqi, 1 në Rumani, 1 në Hungari, 1 në Spanjë dhe 1 në Dubai.