Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

“Një palë shkon me vare, pala tjetër mbrohet me blinda”, Kalemaj: Kjo është antipolitikë

Nga A2 CNN
11 Janar 2022, 21:05 | Politikë
“Një palë shkon me vare, pala tjetër mbrohet me

Politologu Ilir Kalemaj, i ftuar në “Debat” nga Alba Alishani, deklaroi se ndarja e Partisë Demokratike është gjëja që ka më shumë gjasë që të ndodhë.

Kalemaj shtoi se nuk është e rëndësishme selia, por “lufta” në Parlament.

“Ndarja është më e mundshmja për të ndodhur. Nuk mendoj që është vula apo selia e rëndësishme. Lufta bëhet në Parlament: ai që kontrollon grupin parlamentar, ai është partia”, u shpreh Kalemaj.  

Sipas tij, “lufta civile” që ka shpërthyer në Partinë Demokratike nuk ka të bëjë fare me politikën.

“Në momentin që një palë shkon me vare dhe pala tjetër mbrohet me blinda, këtu nuk kemi të bëjmë më me politikë. Kjo është antipolitikë. Duhet të rifutemi në shinat e politikës”, theksoi Kalemaj.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani