Një panair libri vetëm për lexuesin e vogël

Rreth 14 shtëpi botuese që i dedikohen librit për fëmijë janë bërë bashkë për të ekspozuar titujt e rinj, por edhe klasikët. Një panair që do të ofrojë ulje për lexuesit e vegjël, ka marrë jetë në sheshin rekreativ të pazarit të ri.