Një politikan shqiptar në Zvicër: Nëse do të më thërrisnin të kthehesha, nuk do të mendohesha dy herë, do të thosha “jo”

Përditësuar më: 14/1/2022, ora 15:00

Përparim Avdili ka lindur në Zvicër, por nuk e ka mohuar kurrë origjinën shqiptare, përkatësisht nga Kumanova, një qytet që është pjesë e Maqedonisë së Veriut. I rritur dhe shkolluar në Zyrih, Përparimi punon në sistemin bankar prej vitesh. Por së fundmi është përfshirë edhe në politikë. Më 13 shkurt, ai garon për një mandat të dytë në zgjedhjet lokale të Zyrihut, ku kërkon një vend në këshillin bashkiak, nën siglën e Partisë Liberale, FDP. Në një lidhje me Skype me Ditarin e A2 CNN, Avdili tregon synimet për një mandat të dytë, por edhe ndryshimet e fushatave zgjedhore mes Zvicrës dhe vendeve të Ballkanit.