Një robot në “Times Square” për koronavirusin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë të ndërgjegjësojnë qytetarët për rrezikun e koronavirusit me anë të teknologjisë.

Autoritetet në Nju Jork kanë vendosur një robot në sheshin “Times Square” për të informuar publikun për simptomat dhe për mënyrën e parandalimit të përhapjes së virusit vdekjeprurës.