Një sezon përtej pritshmërive, Pogradeci sfidë me çmimet, klimën dhe kulinarinë

Rrugët e boshatisura dhe qetësia buzë liqenit, tregojnë se vjeshta tashmë është ulur këmbëkryq në qytetin liqenor.

Ndoshta kjo është një qetësi që edhe vetë pogradecarët e dëshironin pas një vere të zhurmshme dhe që solli një numer të lartë vizitorësh vendas dhe të huaj. Dhe kur këtë fakt e pranojnë vetë administatorët e bareve dhe restoranteve, atëherë mund të themi që realisht Pogradeci pati një sezon të mbarë veror.