Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Një “Zvicër e vogël” afër Elbasanit, por mungon infrastruktura

Nga A2 CNN
26 Maj 2020, 14:53 | Aktualitet
Një “Zvicër e vogël” afër Elbasanit, por mungon

Ka gjithçka qe mund të përkëdhelë dhe shplodhë syrin e një vizitori, pishat, liqenet, gjelbërimin, ajrin e pastër madje edhe tunelin.

Shumë e krahasojnë edhe me një Zvicër të vogël pranë Elbasanit. Por që të arrish në këtë bukuri natyrore nuk është aq e lehtë.

Pamja është fantastike. Pishat, liqeni, ajri i pastër, dhe mikpritja  e banorëve, janë ato me të cilën mund të përballesh. Por për shumë vite me radhë, në Funar mungon investimi në infrastrukturën rrugore.

Mungesa e rrugës dhe në përgjithësi e infrastrukturës në këtë zonë, ka ndikuar edhe te banorët vendas të cilët hasin vështirësi edhe për kryerjen e punëve të tyre në bujqësi dhe blegtori.

Edhe pse i lënë në harresë, kjo zonë tashmë e ka reklamën e saj dhe ndërtimi i rrugës do ta kthente shumë shpejt në një atraksion turistik mjaft të lakmuar jo vetëm nga vizitorët vendas, por edhe ata të huaj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë