Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Nju Jorku nuk futet në karantinë; Johnson: Do të bëhet më keq

Nga A2 CNN
29 Mars 2020, 14:56 | Aktualitet

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryesojnë listën e shteteve më të prekura nga koronavirusi, pasi në total janë konfirmuar 125 mijë raste. Nju Jorku është shteti më i prekur, por Presidenti Donald Trump u tërhoq nga vendimi për ta futur të gjithin në karantinë, edhe pse më herët kishte thënë se do ta izolonte plotësisht, bashkë me një pjesë të Nju Xhersit dhe të Konektikatit. Koronavirusi po vë gjithnjë e më shumë në vështirësi edhe Britaninë e Madhe. Përmes një letre për 30 milionë familjet në Mbretërinë e Bashkuar, Kryeministri Boris Johnson paralajmëron se gjërat do të përkeqësohen para se të bëhen më mirë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë