Nobel në Kimi për shkencëtaret që gjetën mënyrën për modifikimin e ADN

Dy shkencëtare janë vlerësuar me Çmimin Nobel në Kimi, për vitin 2020, në lidhje me zhvillimin e mënyrës për modifikimin e ADN. Emmanuelle Charpentier dhe Jennifer Doudna, u shpallën fitueset e këtij viti të çmimit prestigjoz për punën e tyre mbi teknologjinë e modifikimit të gjenomit. Zbulimi i tyre, i njohur si Crispr-Cas9, është një mënyrë për të bërë ndryshime specifike dhe precize të ADN-së në qelizat e gjalla. Tashmë dy shkencëtaret do të ndajnë mes tyre dhe çmimin prej 1 milion eurosh.