Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Noka: Rama nuk mbijeton dot me dhunë e tela me gjemba

Nga A2 CNN
21 Mars 2019, 10:40 | Politikë
Noka: Rama nuk mbijeton dot me dhunë e tela me gjemba

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, u shpreh për A2 CNN se opozita do të protestojë deri në largimin e Kryeministrit Edi Rama.

Nuka thotë se Rama “është në panik dhe mendon se mund të mbijetojë me dhunë me tela me gjemba dhe polici, por e ka të pamundur”.

“Do të protestojmë deri në largimin e Edi Ramës. Populli opozitar po e mbështesin çdo ditë e më shumë protestën. Sot, ky parlament është i rrethuar si kurrë ndonjëherë. Ata janë thjesht kartonë dhe jo përfaqësues të popullit. Edi Rama mendon se mund të qëndrojë i shtrënguar mbas karriges, por praktikisht nuk po qeveris pasi populli është në revoltë. Edi Rama është në panik dhe mendon se mund të mbijetojë me dhunë me tela me gjemba dhe polici, por e ka të pamundur. Çdo ditë që qëndron në atë karrige e rëndon më shumë barrën për shqiptarët”, tha Noka.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu