Noka: Rama përfaqëson vullnetin e krimit, opozita po përgatit protestat

Flamur Noka e ka të qartë opsionin “e vetëm” sipas tij, të opozitës për të përballur ekzekutivin e Edi Ramës. “Nuk i ka ngelur asnjë opsion opozitës veçse protestat në rrugë, Rama përfaqëson vullnetin e krimit”, thotë ai, duke paralajmëruar një sezon manifestimesh po aq të ngjeshura sa në periudhën para 30 Qershorit.
Një datë kjo, që për anëtarin e kryesisë të Partisë Demokratike përfaqëson shumë gjera por jo zgjedhje vendore legjitime. “Në 30 qershor ishte thjesht një zgjedhje brenda partisë socialiste, nuk u zgjodhën krerët e bashkive, por kryetarët e komiteteve ekzekutive të dikurshme. Ulja e atyre kandidatëve në vendin e kryebashkiakëve është asgjë më pak se një dhunim i pushtetit vendor”, shprehet ai.
Po për sa i përket një date tjetër shumë të diskutuar, 13 tetorin? “PD e respekton dekretin e presidentin, si të vetmin akt kushtetues ligjor. Ne jemi gati të mbështesim një tryezë opozitare për të gjetur një zgjidhje. Po punojmë që zgjedhjet, lokale dhe politike, të mbahen sa më shpejt”, thotë Noka.
Që kjo të ndodhë, sipas tij, është e domosdoshme që Edi Rama të largohet dhe të krijohet një qeveri transitore. “Ai nuk kupton as qeverisjen, as politiken, ai është e zeza e madhe e këtij vendi”, thotë Noka, dhe shton se “ fakti që i vetëm pa kundërshtar, zgjodhi përsëri krimin për ta përfaqësuar, e tregon qartësisht këtë. Ne kemi përgjegjësinë që të bëjmë publik çdo dokument që kemi arritur të sigurojmë për përfshirjen e Edi Ramës në këto krime”.

Shkarkoni aplikacionin e A2