Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Noka: Shmangëm gjakderdhjen në 30 Qershor

Nga A2 CNN
4 Korrik 2019, 09:37 | Politikë
Noka: Shmangëm gjakderdhjen në 30 Qershor

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, deklaroi në “Ditari” në A2 CNN se opozita shqiptare shmangu gjakderdhjen në 30 Qershor.

“Shmangëm gjakderdhjen dhe kjo është meritë e opozitës”, theksoi Noka.

Ish-deputeti nënvizoi më tej se “Rama e ka shndërruar Kushtetutën në letër higjienike”.

“Gjithçka bëhet me telefon këto 6 vite dhe asgjë nuk bëhet me Kushtetutë. Misioni ynë është shteti sepse ai është më i rëndësishëm për ne sesa pushteti”, u shpreh Noka.

Në lidhje me mënyrën se si do të veprojnë kryebashkiakët e opozitës, Noka tha: “Zgjedhjet legjitime janë në 13 tetor dhe nuk mund të njihen zgjedhjet para kësaj date, prandaj kryetarët aktualë do të qëndrojnë në ato karrige derisa të zëvendësohen nga pasardhësit që dalin nga zgjedhje kushtetuese”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë