“Non gratat” e Britanisë së Madhe, ambasada reagon për A2 CNN: Ky është vetëm fillimi

Publikuar më: 21/7/2022, ora 19:28

Britania e Madhe njoftoi nisjen e një aksioni të gjerë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke ndërmarrë sanksione ndaj 27 personave, mes tyre edhe disa shqiptarë, që kanë të bëjnë me të drejtën e qëndrimit të tyre në këtë vend si dhe lidhjet ekonomike. Sanksionet britanike ishin paralajmëruar dhjetorin e kaluar nga ambasadori Alastair King Smith, gjatë një intervistë në A2 CNN me Merita Haklaj. Ambasada britanike në Tiranë, e pyetur nga A2 CNN, nëse do ketë një publikim emrash të sanksionuar dhe nëse ata janë nga të dy krahët e politikës, biznese, media apo fusha tjera, u përgjigj se: “Legjislacioni i Britanisë së Madhe nuk lejon të jepen më shumë detaje. Britania nuk synon të marrë masa ndaj një institucioni, grupi apo partie. Janë individë të ndryshëm. Dhe kjo është “vala” e parë e masave në Shqipëri dhe me gjerë në Ballkan”.