“Non papers’’ për kufijtë, Maas: Dokument pa vlerë, Gjermania nuk është e përfshirë

“Non papers” mbajnë pikërisht emrin e duhur. “Non papers”, pra dokument jo zyrtar. Nuk kanë gjë tjetër veçse fjalë bosh dhe askush nuk duhet të merret seriozisht me to” Ky ishte reagimi i ministrit të Jashtëm gjerman Heiko Mass, lidhur me dokumentin jo zyrtar diplomatik që qarkulloi në Bruksel, për ndryshim të kufijve në Ballkanin Perëndimor sipas linjave etnike. Mass përgënjeshtroi përfshirjen e Gjermanisë tek të ashtuquajturit “non-papers”.