Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Nora Malaj: Po përgatitemi për zgjedhjet e 13 tetorit, bashkë me opozitën

Nga A2 CNN
27 Gusht 2019, 11:41 | Politikë
Nora Malaj: Po përgatitemi për zgjedhjet e 13 tetorit, bashkë me

“Një verë pa verë për LSI-në”, e cilëson Nora Malaj gushtin politik të Lëvizjes Socialiste për Integrim, nga momenti që partia e drejtuar nga Monika Kryemadhi sipas saj po riorganizon strukturat në kuadër të zgjedhjeve vendore të 13 tetorit.  

Sipas Malajt, Zgjedhjet do të bëhen, LSI do të marrë pjesë, dhe nuk do të jetë e vetmja.

“LSI respekton sistemin, kjo do të thotë të vlerësosh institucionet legjitime që vendosin vendosjen e datës, si presidenti që ka të drejtën e dekretimit. Për ne Bibla është Kushtetuta, dhe këtu e gjithë opozita, përfshirë PD, është e vendosur në të njëjtin start për të vazhduar garën e 13 tetorit”, thotë ajo.

“Do të shkojmë në zgjedhjet e 13 tetorit, ashtu si e gjithë opozita”, e përsërit Malaj,  duke shtuar se tashmë i gjithë rajoni ka shkuar ose po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme, dhe se kambanat  e tyre po tingëllojnë edhe në Shqipëri.  Dhe radhit arsyen kryesore, duke i lënë hapësirë edhe autokritikës.  

“Fatkeqësia më e madhe nuk është klasa politike, nuk ka palë që mos të jetë mëkatare, edhe opozita në situata të caktuara mund të kishte bërë zgjedhje më të mira, jo vetëm për emergjencën por edhe për afatin e gjatë, por nuk i falet askujt që e gjithë procedura e zgjedhjeve ishte një farsë e shëmtuar, me një përfaqësim që nuk tejkalon 12%”, farsë të cilës sipas saj iu shtua edhe “absurdi dhe jo profesionalizmi i KQZ-së në interpretimin e vendimit të presidentit”.

Sipas saj zgjidhja është “një qeveri teknike me zgjedhje të parakohshme, fillimisht qendrore dhe më pas vendore”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani