Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Norma bazë qëndron në 2.75%, inflacioni dhe rritja e vlerës së lekut po frenojnë rritjen ekonomike

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2022, 13:37 | Ekonomi

Shtrenjtimi i çmimeve dhe shtrëngimi i normës bazë të interesit po frenojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë.

“Treguesit për rritjen ekonomike ishin më të përkeqësuara në tetor sipas të dhënave indirekte”, deklaroi guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Nisur nga kjo gjetje, por edhe rënia e lehtë e inflacionit në nëntor, Banka e Shqipërisë vendosi të mos rrisë më për këtë vit normën bazë të interesit për lekun duke e lënë atë në 2.75 për qind.

Ndërkohë, të paktën deri në mesin e vitit 2024, shqiptarët do të vijojnë të paguajnë më shtrenjtë për ushqimet, karburantet dhe produktet e shërbimet e tjera.

 “Inflacioni pritet të ketë një pikë kthese gjatë tremujorit të katërt të vitit 2022, të reduktohet progresivisht gjatë vitit 2023 dhe të kthehet në objektivin tonë në tremujorin e katërt të vitit 2024”, shtoi guvernatori.

Nisur nga pritshmëritë jo fort optimiste, A2 pyeti guvernatorin, Gent Sejko nëse Banka e Shqipërisë gjykon se ka nevojë për më shumë politika fiskale në drejtim të mbështetjes së atyre që po preken më shumë nga shtrenjtimi i çmimit dhe normave të interesit.

Norma bazë e interesit për lekun është rritur me pesë herë këtë vit, duke e çuar atë nga 0.5 për qind në 2.75 për qind. “Ilaçi i hidhur, por i domosdoshëm” nga Banka e Shqipërisë ka bërë që shqiptarët të paguajnë më shtrenjtë për këstet e kredive.

A2 CNN Livestream

Dita jonë