Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Nuk ecet përpara me një këmbë në të shkuarën”, ambasadorja Kim i përgjigjet Berishës

Nga A2 CNN
24 Shtator 2021, 16:53 | Politikë
“Nuk ecet përpara me një këmbë në të

Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim, i ktheu përgjigje ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ishte shprehur se vendimi për përjashtimin e tij cenonte sovranitetin e partisë.

Pas takimit me Lulzim Bashën në selinë e Partisë Demokratike, Kim kujtoi se “kur të gjithë donin që Shqipëria të zhdukej, Presidenti Wilson tha se Shqipëria duhet të jetë e pavarur. Për ata që mundohen që ta vënë SHBA-në kundër popullit shqiptar, u them që e kanë gabim. Populli shqiptar që ju e keni gabim”.

“Erdha në selinë e PD-së për të ndarë me këtë parti atë që kam mësuar nga Uashingtoni. I thashë kryetarit Basha që Uashingtoni mbetet i angazhuar për të vijuar bashkëpunimin me PD-në. Qeveria amerikane ka pasur gjithmonë një lidhje të ngushtë me PD-në që nga fillimi. Ishim aty kur PD-ja mori pushtetin për herë të parë dhe shpresojmë të jemi aty kur të vijë sërish në pushtet. Demokracia përcaktohet nga ekzistenca e një opozite të fortë. Ne e dimë mirë që është situatë e vështirë për PD-në, por është edhe një mundësi dhe shpresa jonë është që PD-ja të rikthehet më e fortë dhe në pozita për të fituar zgjedhje. Dua të konfirmoj se e kemi shumë seriozisht luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, pavarësisht rangut dhe partisë”, shtoi Yuri Kim.

Ambasadorja pati deklarata të forta ndaj Berishës: “Kam dëgjuar të thuhet se ajo që ka ndodhur me përcaktimin për raste madhore korrupsioni ka qenë sulm kundër sovranitetit të Shqipërisë. Kjo është e gabuar dhe ofenduese. Ju kujtoj të gjithëve se kur të gjithë donin që Shqipëria të zhdukej, Presidenti Wilson tha se Shqipëria duhet të jetë e pavarur. Për ata që mundohen që ta vënë SHBA-në kundër popullit shqiptar, u them që e kanë gabim. Populli shqiptar e di që ju e keni gabim. Pozicioni jonë në lidhje me pavarësinë dhe sovranitetin e Shqipërisë nuk do të ndryshojë kurrë. Ka shumë punë për të bërë në muajt në vijim, është esenciale që PD-ja është rikthyer në Kuvend. Duhen ndërmarrë veprime që të garantohen zgjedhje më të mira herën e ardhshme. Nuk ecet përpara me një këmbë në të shkuarën".

A2 CNN Livestream

Dita jonë