“Nuk ishte për publikun”, Meta sqaron letrën për eurokomisionerin e Zgjerimit – A2

“Nuk ishte për publikun”, Meta sqaron letrën për eurokomisionerin e Zgjerimit

Presidenti Ilir Meta doli sot në një konferencë për shtyp për të lexuar letrën që i dërgoi komisionerit për zgjerimin, Oliver Varhelyi. Sipas Kreut të Shtetit, kjo letër nuk ishte për t’u bërë e ditur për publikun. “Pas rrjedhjes nga qeveria në një televizion, ku bëhej publike letra ime sikur ishte kundër integrimit evropian, që e njoftoi i pari spektakolari Tao Tao (Taulant Balla), detyrohem sot të sqaroj këtë çështje”, tha Meta përpara se të niste leximin e plotë të letrës, ku nënvizoi frazën: “Mbetem shpresëplotë që vendet anëtare do ta mbështesin rekomandimin tuaj për çeljen e negociatave gjatë këtij muaji”.