“Nuk ka të ardhme të Europës pa Ballkanin”, Rama: Mos përmendni më faktorë të tretë, është qesharake

Kryeministri Edi Rama bëri deklarata të forta në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni, përsa i përket procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian.

Kreu i qeverisë kërkoi të hiqet dorë nga shprehjet, se negociatat u bllokuan nga faktorë të tretë dhe shtoi se nuk ka të ardhme të Europës pa Ballkanin Perëndimor.