Nuk ka të prekur nga koronavirusi në Shqipëri, negativë 5 të dyshuar

Koronavirusi nuk e ka prekur Shqipërinë. Edhe 5 persona të dyshuar të ardhur nga Kina, pas testimit rezultuan negativ ndaj virusit të ri. Gjatë mbledhjes së grupit “task force”, specialistë e drejtues të shëndetësisë theksuan rrezikun e ulët për depërtimin e koronavirusit.