Nuk ka zgjedhje në Kosovë, Kushtetuesja mbështet Thaçin, i hap rrugën qeverisë së re

Kosova i shpëton zgjedhjeve të parakohshme. Gjykata Kushtetuese nuk gjeti shkelje në dekretin e presidentit Hashim Thaçi për krijimin e qeverisë së re pas mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Kurti. Vendimi i hap rrugën krijimit të qeverisë së re, nga kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti.
Gjykata ka sqaruar se kur një qeveri nuk i mbijeton një mocioni mosbesimi në kuvend dhe nëse partia fituese e zgjedhjeve dështon të mandatojë një kandidatë për kryeministër, atëherë kjo e drejtë i kalon një partie tjetër.