Nuk lejohet qarkullimi pas orës 20:00, si po respektohen masat

Gazetari i A2, Armend Pire, në një lidhje direkte me “Ditari” në A2, tregoi se Tirana vijon të ketë gjallëri edhe pas orës 20:00, që nga dita e sotme është orari i ri kur nuk lejohet qarkullimi, sipas masave të reja shtrënguese antikoronavirus.