Qindra ushtarë të Gardës Kombëtare amerikane janë filmuar duke pushuar, fjetur dhe konsumuar ushqim e pije në dyshemetë e holleve të ndryshme të “Capitol Hill”. Kjo nuk ndodhte që nga Lufta Civile. 15 mijë gardistë janë angazhuar në Uashington për të garantuar sigurinë e Kongresit dhe të ceremonisë së inaugurimit të Biden.