Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

“Nuk votoj dot majtas”, Açka: Më çudit Këlliçi kur thotë Berisha është e ardhmja

Nga A2 CNN
29 Mars 2023, 20:49 | Politikë
“Nuk votoj dot majtas”, Açka: Më çudit

Deputetja Flutura Açka komentoi në Debat dhe garën për bashkinë e Tiranë, ku demokratët do të kenë dy kandidatë atë të Roland Bejkos dhe Belind Këlliçin nga Rithemelimi.

Ndonëse tashmë ka shprehur mbështetjen hapur për kandidaturën e Bejkos, Açka deklaroi se nuk e kupton qëndrimin e Këlliçit kur thotë se Berisha është e ardhmja, duke shtuar se do ishte pro tij nëse do garonte nën siglën e PD.

Ajo ironizoi dhe koalicionin e Berishës me Ilir Metën duke thënë se ajo nuk mund të votojë majtas, madje nuk mund t’i kërkojë as mbështetësve që të bëjnë një gjë të tillë.

“Unë e çmoj Këlliçin si djalë i ri, por nuk e kuptoj kur thotë se Berisha është e ardhmja e PD. Unë them se ora e Berishës është mbyllur. Nuk e do ai më shumë se mua Berishën. Duhet një start i ri i politikës. Zoti Bejko nuk është gur rezervë. Ne bëmë gjithçka që të shkonim me një kandidat të vetëm. Ishim gati të harronim dhe gurët dhe fyerjet vetëm që të shkonim me një kandidat. Unë e kam marrë vendimin tim. Nëse Këlliçi do të kandidonte me siglën e PD do isha pranë tij. Unë nuk votoj dot majtas dhe nuk ftoj dot asnjë demokrat të votojë majtas”, tha Açka.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu