Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Numri 1 i gjimnastikës botërore viziton Shqipërinë, premtohet mbështetje

Nga A2 CNN
6 Shtator 2021, 15:47 | Sporte të tjera
Numri 1 i gjimnastikës botërore viziton Shqipërinë,

Ndërsa çështja e të paturit një federatë të vetme tashmë ka marrë zgjidhje, Gjimnastika Shqiptare është gati të hedhë një hap tjetër të rëndësishëm, atë të progresit dhe zgjerimit përtej garave kombëtare.

Rasti i Matvei Petrov, gjimnastit rus që përfaqësoi Shqipërinë në “Tokio 2020” është frymëzimi i duhur për të çuar përpara këtë sport, infrastruktura e të cilit ka vend për shumë përmirësim.

Diçka e tillë synohet të arrihet shumë shpejt nga Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, i cili priti në Tiranë numrin një të gjimnastikës botërore, me qëllim rritjen e bashkëpunimit për zhvillimin e këtij sporti në vendin tonë.

Mbëshetja nuk do të mungojë, sipas Presidentit të Federatës Botërore, që e sheh me perspektivë të ardhmen e gjimnastikës shqiptare.

A2 CNN Livestream

Dita jonë