Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Nurishmi zbulon për A2 datat se kur mund të rinisë kampionati i futbollit

Nga A2 CNN
22 Prill 2020, 19:59 | Futboll
Nurishmi zbulon për A2 datat se kur mund të rinisë kampionati i

Lysien Nurishmi, shefi i Sektorit të Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF), zbuloi në një lidhje direkte me “Ditari” në A2 se kur mund të rinisë Kategoria Superiore.

“UEFA ka dhënë direktivën që kampionati të përfundojë në fushë. Edhe FSHF është dakord me këtë gjë, duke parë situatën në përmirësim në vendin tonë. Po presim një dritë jeshile se kur mund të rinisë stërvitja fillimisht, pastaj të vendosim datën e rinisjes së kampionatit. 20 korriku është data më e pëlqyeshme për përfundimin e kampionatit, pasi në gusht janë ndeshjet eleminatore të kompeticioneve evropiane”, deklaroi Nurishmi.

Sipas tij, “nëse stërvitja nis javën e parë të majit, kampionati do të rinisë në 20 ose 24 maj”.

“Do të llogarisim dy javë stërvitje, për të rinisur më pas kampionatin. Idealja do të ishte të fillonim pa nisur qershori dhe ta përfundojmë më 20 korrik”, theksoi Nurishmi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë