Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Nxënësit në Gjirokastër, rruga për në shkollë përmes aksit nacional

Nga A2 CNN
27 Shtator 2021, 11:48 | Aktualitet
Nxënësit në Gjirokastër, rruga për në shkollë

Fëmijët që ndjekin mësimin në shkollën e bashkuar “Bilal Golemi” përditë rrezikojnë edhe jetën për të shkuar në shkollë. Kjo pasi janë të detyruar të kalojnë rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë, në të cilën kalojnë automjete shpesh me shpejtësi jashtë normave.

Banorët, si dhe vetë nxënësit, ankohen se mungon një mbikalim ose më e pakta një patrullë policie, për të disiplinuar shpejtësinë e automjeteve.

Në këtë aks rrugor nuk kanë munguar as aksidentet fatale ku këmbësorët janë goditur nga automjetet.

Në shkollën “Bilal Golemi” marrin mësim rreth 120 nxënës kryesisht të zonës së Cepos. Nga bashkia Gjirokastër ofrohet transport për të gjithë ata nxënës që banojnë më tepër se 5 kilometra larg shkollës, ndërsa ata që janë më afër detyrohen të bëjnë rrugën në këmbë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani