“O kanë bërë qejf trajnerët me mua…”, Halili reagon pas largimit të Dedes

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, foli para mediave për largimin e trajnerit Nevil Dede, vetëm pak minuta para fillimit të ndeshjes që bardheblutë humbën 1-0 ndaj Laçit. Kur u pyet se çfarë ndodhi para takimit, Halili u shpreh: “Pyesni trajnerin, le të flasë ai i pari. Sepse sa herë që kam folur unë i pari, më ka dalë mua më keq. Unë jam në rregull me gjërat e mia. Pasi të flasë ai, do ta mësoni si është e vërteta. Sa herë kam folur unë, mua më ka kushtuar ana financiare. Ne si klub do të punojmë të gjithë bashkë, skuadrën e kemi, por duhet shumë punë për të ecur përpara”.