Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Obama për klimën: Trump frenoi progresin, por SHBA është rikthyer

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2021, 13:34 | Bota
Obama për klimën: Trump frenoi progresin, por SHBA është

Ish-presidenti Barak Obama kthehet në skenën globale, duke marrë të gjithë vëmendjen në samitin e klimës në Glasgow të Skocisë, Cop 26. Ai u përpoq të binde botën se Amerika vijon të jetë serioze lidhur me luftën kundër ngrohjes globale. Në një fjalim politik, ku theksoi urgjencën për ndërmarrjen e masave, Obama shprehu keqardhje për mosveprimin e Trump ndaj ndryshimeve klimatike.

“Sigurisht që progresi i shënuar nga Shteteve të Bashkuara ngeci kur pasardhësi im vendosi në mënyrë të njëanshme të tërhiqet nga marrëveshja e Parisit për klimën. Nuk isha shumë i lumtur mbi këtë fakt”.

Me synimin për të rritur kredibilitetin, Obama e vuri theksi te progresi i shënuar në SHBA, edhe pa lidership në Shtëpinë e Bardhë.

“Vetëm në SHBA, më shumë se 3 milionë njerëz punojnë në industri që lidhen me energjinë e pastër. Numri është më i lartë se ai i njerëzve të punësuar në industrinë fosile. Pra, pavarësisht 4 viteve armiqësi drejt shkencës së klimës nga qeveria jonë federale, populli ynë arriti t'i përmbahej angazhimit në marrëveshjen e Parisit”.

Ish-presidenti u kërkoi të rinjve të qëndrojnë të mos e humbin zemërimin në luftën kundër ndryshimeve klimatike, dhe të ushtrojnë trysni politike për të sjellë ndryshim. Bota nuk është askund, atje ku duhet të jetë për të shmangur një katastrofë klimatike, paralajmëroi Obama.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani