OBSH: Koronavirusi nuk transmetohet nga ushqimi

Nuk ka të dhëna se koronavirusi transmetohet nga ushqimi. Organizata Botërore e Shëndetësisë përpiqet të shuajë shqetësimet, pasi autoritetet kineze thanë se kishin gjetur gjurmë të koronavirusit te krahët e pulës të importuara nga Brazili.

“Njerëzit nuk duhet të frikësohen nga ushqimi, paketimi i tij, apo dërgesat me porosi. Ka shumë arsye përse duhet të mbrohemi dhe duhet ta gatuajmë siç duhet ushqimin; ka shumë kontaminues të tjerë, por nuk duhet ta konsiderojmë si një rrezik covid-19, në këtë aspekt”, tha Mike Ryan, përfaqësuesi i OBSH.