Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

OFL kërkon vërtetimin e pasurisë nga Plarent Dervishaj dhe Suel Çela

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2020, 11:45 | Kronikë
OFL kërkon vërtetimin e pasurisë nga Plarent Dervishaj dhe Suel

Operacioni Forca e Ligjit ka vijuar këtë të enjte në Durrës dhe Elbasan, ku dy personave iu është kërkuar të deklarojnë burimet e të ardhurave financiare.

Në Durrës, OFL i ka dorëzuar formularin e vetëdeklarimit Plarent Dervishajt, i cili rezulton në hetim në Gjermani për veprën penale “Trafik i qenieve njerëzore”. Dervishaj është kunati i Lulzim Berishës, ndërsa në qershor të vitit të kaluar mbeti i plagosur pas një atentati ndaj tij.

https://a2news.com/2019/06/26/prite-dhe-bresheri-plumbash-video-e-atentatit-ne-durres/

Në Elbasan, i është dorëzuar formulari i deklarimit shtetasit me iniciale Suel Çelës, pasi rezulton i dënuar në Itali për trafikim narkotikësh. Çela u akuzua se ishte pjesëmarrës në incidentin në tregun ushqimor në Elbasan në vitin 2017, por më pas u shpall fajtor nga Gjykata.

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili brenda jo më shumë se 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre. Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë.

https://a2news.com/2019/11/20/perplasja-e-efektivit-ne-elbasan-i-pafajshem-suel-cela-denohen-bekteshi-dhe-xhaferri/

Me marrjen e masës së sekuestros, çdo pronë e subjekteve do të administrohet nga agjencia e posaçme. Vetëm banesa mund të vazhdojë të përdoret për strehim, por nuk mund të shitet apo të jepet me qira nga subjekti.

Policia gjithashtu njofton se Operacioni Forca e Ligjit do të veprojë për të gjithë të dënuarit apo të akuzuarit gjatë 20 viteve të fundit, për krimet e parashikuara në ligjin special të miratuar së fundmi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë