Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Oketa: Rikthimi në PD? Hyj në derë kur jam i mirëpritur, ka patur reflektime

Nga A2 CNN
2 Prill 2019, 22:58 | Politikë
Oketa: Rikthimi në PD? Hyj në derë kur jam i mirëpritur, ka

Gazmend Oketa është dukur gjithmonë pothuajse si një element alien në politikën shqiptare, për hir të mënyrës së tij të qetë të arsyetuarit, larg retorikës dhe elementëve populiste që kanë rrëmbyer tashmë skenën e politikës në vend.  

Por ish ministri i Mbrojtjes, dhe më parë ish zëvendës kryeministri shqiptar, nuk i tërhiqet bindjeve të shprehura në dhjetëvjeçarin e fundit, dhe nuk i trembet kritikave.

Do të jetë Oketa në protestë, të nesërmen? “Po, pa dyshim”. Ai është tashmë pjesë e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, një rikthim i bujshëm, që Oketa nuk dëshiron të justifikojë së tepërmi.  “Ujërat rrjedhin, politika evoluon”, thotë, por nënvizon që “i qëndroj gjerave që kam thënë, si për shembull diskutimi për reformën zgjedhore, që tani është në kolaps”.

https://a2news.com/2019/04/03/oketa-ja-ku-edi-rama-i-ngjan-diktatorit-hoxha/

 Politika evoluon, por ndryshon edhe marrëdhënia me anëtarët e vjetër të PD-së? “Gjithmonë për PD-në flitet për rikthime. Unë hyj në një derë kur jam i mirëpritur, ka patur reflektime”, thotë ish ministri, dhe nuk specifikon nëse reflektimet kanë ardhur nga të dyja palët apo jo.  

Oketa flet për “proces ristrukturimi” brenda PD-së, por strategjia e rikthimit të elementëve të larguar dikur, i ngjason shumë vendimin e Sali Berishës për të rikthyer PDR-në në origjinë.

E kaluara e afërt duket sikur nuk i përket më, kur deklaron thatë “FRD? Vazhdon aktivitetin politik”, edhe pse miqësinë me ish presidentin Bamir Topi “nuk kam pse ta fsheh”.

Si e mendon ai rolin e tij të ri në Partinë Demokratike? Oketa tregon se nuk është rikthyer “për të çuar ujë në mullirin e Bashës”, por për të "dhënë kontribut" në një kontest ku Shqipërisë nuk i mungojnë vetëm zgjedhjet e lira, mundësisht të parakohshme, por në përgjithësi “të gjitha balancat e shtetit”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani