Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

OPEC ul prodhimin e naftës, çmimet fillojnë rritjen

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2018, 16:17 | Ekonomi
OPEC ul prodhimin e naftës, çmimet fillojnë rritjen

OPEC dhe aleatët e saj kanë arritur një marrëveshje për të ulur prodhimin e naftës, pavarësisht presionit të ushtruar nga Presidenti amerikan Donald Trump për të vazhduar me ritëm të lartë. Shkurtimet do të eliminojnë rreth 1.2 milionë fuçi naftë në ditë nga tregjet botërore.

Menjëherë pas lajmit, çmimet e arit të zi u rritën. Anëtarët e OPEC zotohen të shkurtojnë prodhimin e tyre me 800 mijë fuçi në ditë për gjashtë muaj duke nisur nga janari, ndërsa Rusia dhe prodhuesit të tjerë jashtë organizatës premtuan të prodhojnë 400 mijë fuçi në ditë më pak.

Marrëveshja vjen pas një javë të trazuar, e cila nisi me vendimin e Katarit për të lënë organizatën. OPEC po përpiqet të stabilizojë çmimin e naftës, që kanë rënë me rreth 31% që prej tetorit, por analistët besojnë se nevojitet një reduktim më i madh për të balancuar tregun.

Ndërkohë, Irani vijon të shesë arin e zi pavarësisht sanksioneve. SHBA, pasi kishte rivendosur sanksione në Nëntor, befasoi prodhuesit duke u dhënë leje 8 vendeve të vijojnë të blejnë naftën iraniane.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli