Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Open Balkan”, Shkodra: Çdo iniciativë është pozitive, por duket pak si utopi

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2021, 20:56 | Ekonomi
“Open Balkan”, Shkodra: Çdo iniciativë është

Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve, Arben Shkodra, deklaroi mbi “Open Balkan” se duhet parë “pozitivisht çdo iniciativë qeveritare që tenton të çlirojë potenciale apo heq vështirësitë përsa i përket lëvizjes së qytetarëve dhe ndërveprimet ekonomike të shteteve përkatëse”.

“Duhet të nisim një marrëdhënie të re me vendet e Ballkanit Perëndimor, që të krijojmë mundësi të reja zhvillimi të ekonomisë sonë”, tha Shkodra.

Sipas tij, “ka klimë goxha të mirë mes bizneseve të rajonit”, por ajo “që i ka penguar ka qenë gjithmonë politika konfliktuale”.

Shkodra shtoi: “Po shitet politikisht se ne duam të krijojmë një shtrat të 4 lirive që duhet të jenë të pranuara dhe implementuara nga të gjitha shtetet, por ne e dimë që nuk ka asnjë shans që shtetet të cedojnë nga mundësia për të qenë konkurrues. Nganjëherë, këta vende e krijojnë duke vendosur barriera jotarifore. Është paksa utopike kjo, duke u nisur nga karakteri ballkanas që kemi të gjitha shtetet”.

Shkodra thekson se Shqipëria i ka pasur të gjitha mundësitë që t’i hiqte barrierat me Kosovën prej kohësh: “E kemi partnerin e natyrshëm, me lidhje etnike, gjuhe, kulture dhe me afërsi gjeografike. Pse nuk ka ndodhur me Kosovën? Sepse ka grupe interesi të të dyja palëve që krijojnë presione që përkthehen në barriera jotarifore, siç janë vonesat dhe burokracitë, që e dekurajojnë marrëdhënien tregtare”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë